Shqipëri, Reforma Zgjedhore shkakton debate në Kuvend,
BKT
Shqipëri

Shqipëri, Reforma Zgjedhore shkakton debate në Kuvend,

ATSH

Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë ka përfunduar me debate të forta, ndërsa deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren dhe podiumin e qeverisë, pas debatit për Reformën Zgjedhore, kur mazhoranca refuzoi të votojë ndryshimet.

Në fund të diskutimeve plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, kërkoi ndërprerjen e seancës për 15 minuta, për të zhvilluar mbledhje të grupit parlamentar.

Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj, njoftoi përgatitjen për procesin e votimit.

Pas kohës së kërkuar prej Bardhit, deputetët e opozitës kishin bllokuan foltoren e Kryetares së Kuvendit, vendet e uljes së ministrave dhe foltoren e folësve të Kuvendit.

Në kushtet e pamundësisë për të vijuar me procesin e votimit, Kryetarja e Kuvendit,  Lindita Nikolla, mbylli seancën duke njoftuar se procesi i votimit të projektligjeve të shqyrtuara në seancën e sotme do të zhvillohet në seancën plenare të radhës.

Sakaq, në një deklaratë për mediat Gazment Bardhi tha se, opozita ka të drejtë të caktojë përfaqësuesit e saj në komisionin e Reformës Zgjedhore.

“Ka një tentativë të qartë të grupit të PS për të penguar përfaqësimin e opozitës në këtë komision për të zvarritur realizimin e reformës zgjedhore. Nëse opozitës i mbyllet çdo hapësirë, Kuvendi nuk mund të funksionojë në mënyrë normale. Kur nuk realizohen kërkesat e interpelancës, kur nuk lejohen komisionet, kjo do të thotë se parlamenti ka humbur çdo mundësi bashkëjetese normale mes pozitës dhe opozitës”, u shpreh Bardhi.


MË SHUME NGA Shqipëri