Ristuccia: Zbatimi dhe sundimi i ligjit nuk janë në mandatin tonë
A.B / RTKlive
(E plotësuar, ora 11:40) Komandanti i KFOR-t, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, është përgjigjur se kush është përgjegjës për mbajtjen e rendit dhe zbatim të ligjit.
“Sa i përket Policisë së Kosovës, zbatimi i ligjit dhe sundimi i ligjit nuk janë në mandatin tonë, në këtë rast ekziston një shtresë shumë e qartë e përgjegjësive, si e para, e dyta dhe treta, dhe ne jemi ata që përgjigjemi të tretët”, tha ai.
Ristuccia: KFOR-i ka kapacitet për mbajtur mjedis të sigurtë
(E plotësuar, ora 11:20) Komandanti i KFOR-t, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, sot në një konferencë për media tha se për misionin të cilin e udhëheq, ky vit ka qenë më disa vështirësi.
“KFOR-i ka vepruar në menaxhimin e përhershëm të krizës, ku disa gjëra kanë sfiduar stabilitetin si në Kosovë, po ashtu edhe gjithandej në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Kjo krizë ka kërkuar orvatje të jashtëzakonshme ushtarake dhe diplomatike për të vendosur dhe krijuar një situatë më të balancuar”, tha ai, raporton RTKlive.
“Gjatë gjithë këtij viti u bënë punë të palodhura dhe përpjekje të mëdha dhe u përballëm me shumë vështirësi; çështja e targave, dorëheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës, organizimi i zgjedhjeve komunale në veri të Kosovës, bllokimet e rrugëve, sulmet krejtësisht të pajustifikuara kundër personelit të KFOR-it më 29 maj, ngjarjet e qershori dhe sulmi i fundit i dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator janë vetëm disa shembuj të kësaj. Të gjitha këto ngjarje konfirmuan se situata mbetet e paqëndrueshme dhe lehtë mund të përshkallëzohet. Në vazhdën e zhvillimeve të fundit KFOR-i ka rritur praninë dhe aktivitetin e tij në veri të Kosovës, dhe ka autorizuar vendosjen e forcave shtesë për të adresuar situatën”, tha ai.
Ristuccia tha se KFOR-i ka kapacitet për mbajtur mjedis të sigurtë.
Komandanti i KFOR-it mban konferencë për media
Ndryshe më 10 tetor të vitit të kaluar Angelo Michele Ristuccia ishte emëruar komandanti i KFOR-it në Kosovë.























