09:00 / 06.10.2023
Moti në Shqipëri, me vranësira dhe reshje shiu të pakta në mesditë
rtsh.al
Një front i dobët nga Atlantiku po ndikon Ballkanin Verior edhe territorin e Shqipërisë, duke sjellë paqëndrueshmëri të pjesshme të motit.
Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura në mesditë, reshje të pakta në Juglindje. Era do të jetë me drejtim veri-perëndim me shpejtësi 5- 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 11/22°C,
Zonat e ulëta 15/29°C,
Zonat bregdetare 18/28°C.























