12:25 / 06.10.2023
Ministri i jashtëm serb nuk merr pjesë në foton familjare
RTSH
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç nuk ka marrë pjesë në foton familjare të Ministerialit të MEPJ-ve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian që po mbahet sot (6 tetor) në Pallatin e Brigadave në Tiranë.
RTSH raporton nga burimet diplomatike mësoi se Ministri Daçiç përpara se të kryhej fotoja familjare ka patur një takim bilateral me Ministren e Jashtme, Analena Berbok (Annalena Baerbock) pas takimit me të cilën duket se ai nuk doli të ishte prezent në foton familjare.























