Deputetja Musliu reagon për mospërgjigjet e ministrave
BKT
Lajme

Deputetja Musliu reagon për mospërgjigjet e ministrave

M.Miftari/RTKlive

Në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet seancë e veçantë për përgjigje parlamentare, deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar në qëndrimin e kabinetit qeveritar për mospërgjigje të pyetjeve parlamentare për shkakun se nuk janë nënshkruar marrëveshjet ndërkombëtare nga partitë opozitare.

“Se qeveria e Kosovës është shndërruar në një cirk, e kemi kuptuar, por se vjen në një degjenerim të një niveli të tillë , kjo nuk do të ishte besuar. Të vije qeveria e të na shantazhojë neve deputetëve në Parlamentin e Kosovës, kjo nuk do koment. Kjo është diktaturë, por s’do të lejojmë të instalohet diktatura këtu”, tha ajo.

Deputetja Musliu,  meqë nuk ishte prezent ministri i Brendshëm në seancë, nuk i parashtroi pyetjen parlamentare, por i bëri thirrje ministrit Sveçla që të marrë kabinetin ministror nga Bevledere e të vijë këtu në Parlament .


MË SHUME NGA Lajme