Abazoviq: Çdo përpjekje e Ramës shkon për të patur një rajon në paqe
BKT
Shqipëri

Abazoviq: Çdo përpjekje e Ramës shkon për të patur një rajon në paqe

RTSh

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç është deklaruar pro qëndrimeve të kryeministrit shqiptar Edi Rama në lidhje me rajonin e Ballkanit.

I pranishëm në Ministerialin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit në Tiranë, Abazoviq duke komentuar deklaratën e Ramës për praninë e KFOR-it në veri të Kosovës pak ditë më parë, u shpreh se çdo përpjekje e kryeministrit shkon për të patur një rajon në paqe.

“Veprimet  e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur  se çdo veprim i tij shkon në një  drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, u shpreh Abazoviq.


MË SHUME NGA Shqipëri