Tahiri Beqa: Mbajtja e samitit në Tiranë shumë pozitive për Kosovën
BKT
Lajme

Tahiri Beqa: Mbajtja e samitit në Tiranë shumë pozitive për Kosovën

E. Hoti/RTKlive

Për samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në Tiranë ku në fokus ishte Kosova, për ‘Info Plus’ në RTK, politologia Arta Tahiri Beqa, tha se do ishte e domosdoshme të ishte edhe Kosova duke u bazuar në atë çka ndodhi në Banjskë të Mitrovicës dhe sulmit terrorist që ndodhi nga disa terroristë serbë.

“Ajo çka mund të shohë në faqe të parë mund të them se është diçka pozitive sepse e shohim se nuk ka ankesa për Kosovën dhe pakënaqësitë iu adresuan shtetit serb. Sigurisht atë që më së miri di të bëjë Bashkimi Evropian edhe një nga një misionet diplomatike është që të sigurojë paqen, sigurinë, demokracinë por edhe sigurinë rajonale”, theksoi ajo.

Sipas saj, Procesi i Berlinit si fokus të tij parësor ka të sigurojë paqen rajonale, sidomos në vendet e Ballkanit Perëndimor duke e ditur se disa nga shtetet të cilat në fakt pothuajse tanimë janë kandidate për të qenë anëtare të Bashkimit Evropian.

“Procesi i Berlinit ka në fokus edhe Kosovën e cila ka shprehur ambiciet e saj për të qenë pjesë e institucioneve të Bashkimit Evropian dhe afërsia e aspektit gjeografik, por edhe afërsia që kemi për Shqipërinë, mbajtja e këtij samiti pikërisht në Tiranë është një aspekt shumë pozitiv për Kosovën dhe është një mundësi e mirë për të arritur qëllimet që  ka Kosova drejt rrugës në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Tahiri Beqa.


MË SHUME NGA Lajme