Tottenham mbetet disa muaj pa Solomon
BKT
Sport

Tottenham mbetet disa muaj pa Solomon

Uran Krasniqi/RTKLive

Futbollisti i Tottenham Hotspur, Manor Solomon mund të mungojë për disa muaj pasi ka pësuar një lëndim në gju gjatë stërvitjes, ka thënë të premten trajneri Ange Postecoglou.

Solomon deri më tani këtë sezon është paraqitur në pesë nga shtatë ndeshjet e "Spurs" në Premier League dhe Postecoglou duke filluar nga ndeshja e së shtunës në Luton Town do të duhet të planifikojë ndeshjet pa të. 

"Manor Solomon fatkeqësisht gjatë stërvitjes u lëndua në gju dhe ai do të humbasë disa ndeshje të rëndësishme gjatë muajve të ardhshëm", u ka thënë Postecoglou gazetarëve. "Të gjithë të tjerët nga java e kaluar janë në rregull. Sonny Heung-min është mirë. Ai stërviti dy ditët e fundit, pa problem".

Në tabelën që kryesohet nga Manchester City, Tottenham gjendet në pozitën e dytë.