MEPJ: Deri më tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar nga këto sulme
F.S / RTKlive
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë është duke ndjekur nga afër situatën e tensionuar në Izrael.
Sipas të dhënave deri më tani nuk ka asnjë shtetas shqiptar të lënduar nga këto sulme, ka bërë të ditur kjo ministri.
"Të gjithë qytetarët shqiptarë në Izrael, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontaktojnë për çdo rast me Ambasadën Shqiptare në Izrael në numrin e kontaktit: +972 54-4806601", thuhet në njoftimin e MEPJ-së.
Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani ka dënuar ashpër sulmin nga Hamasi në Izrael.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e mëngjesit të sotëm nga Hamasi kundër Izraelit. Ne qëndrojmë të vendosur kundër terrorizmit. Mendimet tona janë me viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruan ai në platformën X.























