Si reagoi bota ndaj konfliktit Izrael - Hamas
Hanife Oamani / RTK
Edhe liderët botëror erdhën menjëherë në përgjigje ndaj sulmit të befasishëm të Hamasit. Ata e dënuan atë dhe bën thirrje për armëpushim nga të dyja palët.
Liderët botërorë kanë reaguar në mënyra të ndryshme ndaj sulmit të Hamasit dhe hakmarrjes së
Izraelit. Shtetet e Bashkuara: Presidenti Joe Biden thotë se mbështetja e vendit të tij për Izraelin është "e fortë dhe e palëkundur". SHBA ka vendosur anije dhe avionë në rajon dhe tha se do të dërgojë municione shtesë në Izrael.
Kryeministri Rishi Sunak ka premtuar "mbështetje të palëkundur" për Benjamin Netanyahu. "Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndihmuar. Terrorizmi nuk do të mbizotërojë," tha ai.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi tha se Irani mbështet të drejtën e palestinezëve për vetëmbrojtje dhe paralajmëroi se Izraeli duhet të mbahet përgjegjës për rrezikimin e rajonit gjatë viteve. E në Liban, Hezbollahu, një grup i fuqishëm i
armatosur i mbështetur gjithashtu nga Irani, shkëmbeu artileri dhe raketa me Izraelin të dielën. Kjo ka ngjallur frikën e një konflikti më të gjerë midis Izraelit dhe shteteve kundërshtare të tij. Mirëpo, Irani ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin e Hamasit. Ata ndonëse treguan qartë mbështetjen e palëkundur të Palestinës; megjithatë, potencuan se nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina.
Pekini u ka bërë thirrje të dyja palëve që të "ushtrojnë vetëpërmbajtje" dhe "të pushojnë menjëherë zjarrin". Nga Moska u bë thirrje për një armëpushim Irani ka mohuar çdo përfshirje të drejtpërdrejtë në sulmin e Hamasit. Ata ndonëse treguan qartë mbështetjen e palëkundur të Palestinës; megjithatë, potencuan se nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, pasi ajo merret vetëm nga vetë Palestina.























