Kumbaro: 3,2 milionë vizitorë të huaj dhe vendas në zonat e mbrojtura
BKT
Shqipëri

Kumbaro: 3,2 milionë vizitorë të huaj dhe vendas në zonat e mbrojtura

SH.Ç/RTKlive

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka ndarë në rrjetet sociale të dhënat e sezonit turistik veror që vijnë nga zonat e mbrojtura. Sipas statistikave, deri në muajin gusht 3,2 milionë turistë të huaj dhe vendas kanë vizituar parqet tona natyrore dhe ato kombëtare, si edhe monumentet e natyrës, duke e bërë ekoturizmin një realitet të pashmangshëm dhe aq shumë të dëshirueshëm njëkohësisht.

Ministrja Kumbaro publikoi një material video i cili tregon ecurinë e vizitueshmërisë së zonave të mbrojtura, duke treguar grafikisht rritjen nga muaji në muaj. Janari i këtij viti ka nisur me 93975 vizitorë për të arritur pikën kulmore në muajin gusht, me 1317082 vizitorë.

Pavarësisht se është një vend relativisht i vogël, Shqipëria është jashtëzakonisht e pasur me biodiversitet.


MË SHUME NGA Shqipëri