Hasani takon Pelegun: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit
BKT
Shqipëri

Hasani takon Pelegun: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

ATSH

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Ministri Hasani i shprehu ambasadores Peleg mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin.

Hasani theksoi se, Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme. Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.


MË SHUME NGA Shqipëri