Parashikimi i motit në Shqipëri, me alternative kthjellimesh e vranësirash
BKT
Shqipëri

Parashikimi i motit në Shqipëri, me alternative kthjellimesh e vranësirash

ATSH

Shërbimi Meteorologjik i Shqipërisë bën të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme, me masa ajrore relativisht të thata.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash përqendruar në relievet kodrinore-malore të vendit. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu gjatë orëve të mesditës në majat e maleve në veri të vendit.  Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave në orët e mëngjesit.                   

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim  me shpejtësi mesatare 1-8m/sek  ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina era fiton shpejtësi  deri 11m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.


MË SHUME NGA Shqipëri