13:35 / 10.10.2023
Për herë të tretë dështon konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezerva
F.Cërrvadiku/RTK
Ka dështuar sërish konstituimi i Komisionit Hetimor për Rezerva, për shkak të mungesës të kuorumit.
Kjo për shkak se përsëri nuk ishin të pranishëm deputetët e shumicës parlamentare.
Opozita thotë se pushteti po fsheh diçka, përderisa nuk po vjen, derisa nuk ka ndodhur asnjëherë në praktikën parlamentare që pas votimit në Kuvend, komisioni të mos konstituohet në mbledhje. Njësoj, komisioni dështoi dy herë edhe të mërkurën e kaluar.























