Nikolla e Otruba diskutuan për anëtarësimin e Shqipërisë në BE
BKT
Shqipëri

Nikolla e Otruba diskutuan për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

ATSH

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla zhvilloi sot një takim me ambasadorin e Sllovakisë në Tiranë, Albin Otruba.

Nikolla informoi se në takim u diskutua mbi mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Sllovakisë, si dhe partneritetin në NATO dhe OSBE.

Po ashtu, kryeparlamentarja theksoi se në takim u diskutua edhe për vijimin e mbështetjes për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar.

“Diskutuam për lidershipin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe kontributin për nxitjen dhe mbështetjen e bashkëpunimit, demokratizimit dhe integrimeve rajonale”, u shpreh Nikolla.


MË SHUME NGA Shqipëri