Lushaku-Sadriu: LVV do të mbahet në mend për mashtrim
SH.Ç/RTKlive
Kryetarja e Forumit të Gruas në LDK, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka quajtur “dështim historik” sloganin e LVV-së “Krejt dhe Drejt”.
Përmes një postimi në Facebook, Lushaku-Sadriu ka thënë se LVV me këtë slogan ka montuar propagandë falso dhe nuk ka dhënë mend e as vizion në zgjidhjen e probleme të qytetarëve.
“VV dëshmoi se: s’ka idenë e qeverisjes në asnjë politikë; e futi vendin në sanksione ndërkombëtare; i varfëroi qytetarët; i mbrojti dhe mirëmbajti të korruptuarit; vodhi miellin e vajin e rezervave të shtetit; i la fëmijët pa libra, por e ktheu Serbinë në fjalorin e saj, prapa së cilës fshihet për të mbuluar krejt dështimet” ka theksuar mes të tjerash Lushaku-Sadriu.
Sipas saj, LVV do të mbahet në mend për mashtrimin që ua ka bërë qytetarëve, për korrupsionin e qindra milionëve, për humbjen e miqve dhe sovranitetin e pashtruar.























