Osmani vazhdon vizitën në Kroaci, viziton një fabrikë armësh
Elmina Osmani/RTK-Zagreb
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Kroaci ka takuar komunitetin shqiptar atje, ka ndarë post mortom `Medalje Presidenciale` për albanologë, historianë e kompozitorë kroatë e arbëresh, si dhe ka vizituar një fabrikë të armëve në qytetin e Karlovcit.
Në fabrikën e armeve HS Product, LTD, Osmani ka parë nga afër punëtoritë ku prodhohen armët e gjata dhe të shkurta dhe si ka parë nga afër poligonin e gjuajtës. Kjo kompani kroate e prodhimit të armëve të zjarrit është e njohur për projektimin dhe prodhimin e pistoletave gjysmë automatike.Po ashtu Osmani sot ka mbajtur një bashkëbisedim me studentet e Fakultetit Libertas me temën “The Journey of the Western Balkans towards EU: “What comes next”?. Ajo kryesisht është pyetur për sulmin e 24 shtatorit nga terroristët serbë, e cila ka ripërsëritur se të gjitha provat tregojnë se përgjegjëse për këtë sulm është Serbia.























