FFK konfirmon shtyrjen e ndeshjes Kosovë-Izrael
BKT
Sport

FFK konfirmon shtyrjen e ndeshjes Kosovë-Izrael

F.Bytyqi/RTKLive

Federata e Futbollit të Kosovës, të enjten ka njoftuar se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit është shtyre.

“Shtëpia e futbollit evropian, UEFA, ka njoftuar sot se ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, në kuadër të Grupit I për kualifikimet Euro 2024, e planifikuar të zhvillohej më 15 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” është shtyrë. Deri te ky vendim UEFA ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar së fundmi në Izrael, ku është shpallur gjendje lufte, e si rrjedhojë autoritetet izraelite aktualisht nuk lejojnë asnjë prej ekipeve sportive të udhëtojnë jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, UEFA ka bërë të ditur se me kohë do të njoftojë për datën e re të kësaj ndeshje.