Kuvendi, Dreshaj: Sesioni vjeshtor përshkohet me mungesë të kuorumit
BKT
Lajme

Kuvendi, Dreshaj: Sesioni vjeshtor përshkohet me mungesë të kuorumit

Shqipe Gashi /RTKlive

Tringë Dreshaj nga KDI ka folur për mbarëvajtjen e punës së Kuvendit të Kosovës në sesionin vjeshtor, për të cilin vlerësoi se përshkohet me dështime seancash e mbledhje komisionesh, e gjithë kjo në mungesë kuorumi.

“Ka disa javë që ka nisur sesioni vjeshtor  i Kuvendit të Kosovës, por çka është vërejtur në këtë sesion të Kuvendit është mungesa e kuorumit  dështim të seancave e edhe dështim të komisioneve”, tha Dreshaj në “InfoPlus”, në RTK.

 “Ashtu siç dihet këto probleme e kanë pasur edhe legjislaturat e tjera derisa ka një tendencë vazhdimësisë të kësaj problematike dhe nuk po shohim që ka ndonjë vullnet politikë që kjo të rregullohet. Këtë e kemi pasqyruar edhe në reagimet tona ne si institute, mirëpo e kemi pasqyruar edhe tek raportet që i publikojmë për sesionet e Kuvendit, ku kemi thënë se përpos mungesës së kuorumit,  zgjatjes së seancave,  zgjatjes së agjendave legjislative, jemi duke hasur edhe në problemet teknike, të cilat janë jo të dëshirueshme për një institucion që e fuqizon demokracinë në vend”, tha Dreshaj, teksa shtoi se është parë se ka probleme në aspektet teknike dhe është reaguar, duke bërë thirrje që kjo të rregullohet.

Më tej ajo shtoi se ka edhe çështje të tjera që lidhen me mungesën e deputetëve, nëpër seanca me meditje, e kështu me radhë.

"Problem më kyç është ai i agjendës legjislative, në sesionin kaluar vetëm 13% e agjendës është përmbushur, kjo ndoshta e pasqyron edhe atë vullnetin politik, ku fuqia politike në Kuvend shpesh është duke e pamundësuar qeverisjen  edhe është duke dhënë një formë jo shumë transparente për atë se për çfarë deputetët janë zgjedhur për të qenë atje”, tha ajo.


MË SHUME NGA Lajme