Dështon konstituimi i Komisionit hetimor parlamentar për rezervat
BKT
Lajme

Dështon konstituimi i Komisionit hetimor parlamentar për rezervat

Sh.Ç /RTKlive

Ka dështuar përsëri të bëhet konstituimi i Komisionit hetimor parlamentar për procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla.

(E plotësuar) Për të katërtën herë deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e ftuar për konstituimin e Komisioni hetimor.

Rashiq Qalaj, kryesuesi i Komisionit, tha se është i papranueshme bojkoti i mazhorancës. Ai  tha se për këtë do t’i drejtohen kryetarit të Kuvendit në lidhje me mungesat për katër herë të deputetëve të VV-së.

“Patëm një bojkot në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës edhe tash për herë të katërt e kemi prapë një bojkot. Ata po mundohen ti ikin të vërtetës në këtë çështje. Ne, të gjithë partitë opozitare kemi ardh e po mundohem me zbardh te vërtetën”, tha deputeti nga PDK, Rashit Qalaj.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku Rexhepi, ka thënë se bojkoti po bëhet me urdhër të kryeministrit Albin Kurti.

“Kjo po duket që e kanë urdhrin nga Albin Kurti. Ku mbahen rezervat është sekret e jo qysh blihet. Shumë skandale janë bërë në këtë ministri, sikurse edhe rasti i aksidentit”, tha ajo.

Edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, pati kritika për mungesë të deputetëve nga radhët e mazhorancës.

Ndërsa, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se nëse vazhdohet me këtë bojkot është më mirë që të shkohet në zgjedhje.

“Mazhoranca po e bojkoton e nuk janë në nivel detyrës dhe nuk po i respektojnë qytetarët. Po shihet kush po paguhet me i fsheh hajnitë. Ju bëjë thirrje që të bëjnë obligimin kushtetues. Kjo mënyrë veç me shkua në zgjedhje”, tha Lekaj.

Ideja për një komision hetimor lidhur me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore ka ardhur nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kuvendi i Kosovës, ka votuar për themelimin e Komisionit hetimor parlamentar për rezervat shtetërore, me 69 vota për, me 21 shator.

 


MË SHUME NGA Lajme