22:54 / 13.10.2023
Portugalia siguron kualifikimin
Uran Krasniqi / RTKLive
Portugalia tashmë është kualifikuar në Euro 2024. Portugezët që janë të pamposhtur që nga humbja ndaj Marokut në Kupën e Botës "Qatar 2022" të premtën kanë fituar nga Sllovakia me rezultat 3-2 dhe kjo ishte fitorja e shtatë radhazi në kualifikueset për Kampionatin Evropian.
Ramos (18'), Ronaldo (29', 72) kanë shënuar për "brazilianët e Evropës", derisa Hancko (69') dhe Lobotka (80') kanë gjetur golat për sllovakët.
Pas kësaj ndeshje Portugalia ka arritur në kuotën prej njëzet e një pikëve.
Sllovakët, para të cilëve portugezët janë tetë pikë, gjenden në vendin e dytë, vetëm dy pikë mbi Luksemburgun dhe shpresat për të arritur në turneun e madh janë të arsyeshme meqë ka edhe tri ndeshje për t'u luajtur.























