18:05 / 14.10.2023
Kosova U17 mposhtet nga Shqipëria
Uran Krasniqi/RTKLive
Kosova e shtatëmbëdhjetë vjeçarëve ka pësuar humbje në miqësoren e parë ndaj Shqipërisë të zhvilluar të shtunën në “Kukës Arena”.
Ndeshja ka përfunduar me rezultat 2-1 dhe skuadra kuq e zi ka fituar me përmbysje.
Fation Haxhiu me golin e tij ka bërë që pjesa e parë të mbyllet për Kosovën në avantazh.
Pastaj pjesa e dytë ka qenë ndryshe ku Shqipëria ka barazuar dhe ka kaluar në epërso me golat e Matias Gici dhe Renato Halili.
Ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet përsëri në “Kukës Arena” më 16 tetor duke nisur nga ora 11:00.























