Rrahmani beson se pas rikuperimit do të kthehet edhe më i fortë
BKT
Sport

Rrahmani beson se pas rikuperimit do të kthehet edhe më i fortë

Uran Krasniqi/RTKLive

Albion Rrahmani konsideron se do të kthehet edhe më i fortë pas rikuperimit nga lëndimi që mori në ndeshjen Andorra - Kosova.

Rrahmani i cili të enjten pati ndeshjen e parë si titullar te Kosova, sipas mediave rumune pritet që të mungojë deri në tre muaj. 

“Do të bëj sërish një sërë ekzaminimesh dhe më pas do të shoh se çfarë duhet të bëj. Shpresoj të rikthehem sa më shpejt në fushë. Dua t’u premtoj të gjithë tifozëve të Rapid se do të kthehem më i fortë se kurrë. Më dhemb shumë sepse është dëmtimi im i parë”, ka thënë Rrahmani.  “Mendoj se është një frakturë, por do të shoh sonte pasi të bëj disa analiza të tjera. Nuk e di sa kohë do të jem jashtë, shpresoj të kalojnë më pak se 3 muaj. Është shumë e vështirë për mua. Kam pasur një fillim të mirë në Rapid. Shpresoj që skuadra t’i fitojë të gjitha ndeshjet dhe të mos më mungojë në fushë”.