Shqiptaro-izraelitja përshkruan jetën në Izrael pas sulmit të Hamasit
BKT
Shqipëri

Shqiptaro-izraelitja përshkruan jetën në Izrael pas sulmit të Hamasit

A.B/RTKlive

Sulmi i pashembullt i Hamasit, më i rëndi ndonjëherë për shtetin e Izraelit, ka ndryshuar rrënjësisht jetën e banorëve të vendit.

Rreziku i vazhdueshëm nga goditjet dhe gjendja e luftës e shpallur si kundërpërgjigje, ndikon tek çdo qytetar që kanë humbur çdo ndjesi sigurie.

Sqiptaro-izraeliten Feliçita Jakoel, e cila është edhe kryetare e shoqatës së miqësisë Izrael-Shqipëri. Zonja Jakoel tha për Zërit të Amerikës se në 30 vjet që jeton në Izrael, që kur u largua nga Shqipëria, kjo është situata më e rëndë në vend.

"Për mua dhe për gjithë izraelitët ajo ditë dhe gjithë java janë jashtëzakonisht të vështira. Por dita e parë dhe e dytë ishin një surprizë, një traumë, një gjendje që nuk e besonim se po e jetonim në realitet, dhe të gjithëve na dukej se po jetonim në një film horror. Gjithë vendi qe në një traumë të jashtëzakonshme, por pas dy a tre ditësh, ashtu siç ndodh edhe me qeniet njerëzore, njerëzit filluan ta marrin veten, vendi filloi ta marrë veten, shteti filloi ta marrë veten dhe tani është krijuar një unanimitet dhe një gatishmëri, që të gjithë bashkë të mundohemi ta kalojmë këtë periudhë, që për mua, që kam 30 vjet që jetoj në Izrael, është padyshim periudha më e vështirë. Izraeli nuk është një vend i lehtë. Kemi kaluar në këto 30 vjet shumë ngjarje dramatike dhe tragjike, por pa shumë diskutim, kjo është ngjarja më e rëndë, tha ajo.


MË SHUME NGA Shqipëri