Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen 5 persona
BKT
Shqipëri

Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen 5 persona

RTSH

Pesë persona kanë mbetur të plagosur këtë të diel si pasojë e një aksidenti në autostradën Levan-Tepelenë.

Ngjarja u regjistrua pranë fshatit Buzëmadh në Fier, rreth orës 11:30. Personi me inicialet V.M., humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, duke dalë nga rruga.

Për pasojë mbeti i plagosur ai vetë, bashkëshortja dhe 3 vajzat e tyre, të moshës 19 vjeçe, 14 vjeçe dhe 6 vjeçe. Ata janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.  

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


MË SHUME NGA Shqipëri