Gazetari izraelit: Katastrofa më e madhe që nga themelimi i Izraelit
BKT
Lajme

Gazetari izraelit: Katastrofa më e madhe që nga themelimi i Izraelit

A.B/RTKlive

Gazetari izraelit, Itai Anghel, i cili deri tash ka mbuluar shumë vatra të luftës në vende të ndryshme të botë, duke përfshirë edhe raportimin nga Kosova në vitin `99, ka folur për RTK rreth zhvillimeve të fundit atje.

Tani Anghel i cili sot ka vizituar kufirin me Gazën, ka folur për krimet që i ka bërë Hamasi në Izrael. Ai ka thënë se janë rrëmbyer njerëz dhe javë vrarë njerëz.

“Kjo është një tmerr për neve në Izrael, kjo është katastrofa më e madhe që nga themelimi i shtetit të Izraelit”, tha ai.

Anghel tha se askush nuk mund të dijë se kur të kryhet kjo luftë. Ai tha se Izraeli do të hyjë në luftë tokësore në Gazë.

 


MË SHUME NGA Lajme