10:55 / 16.10.2023
Osmani: Ahtisaari qëndroi krah për krah me ne
SH.Ç/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur ngushëllime për kryenegociatorin për statusin e Kosovës, Martii Ahtisaarin, që vdiq të hënën. Ajo ka thënë se Ahtisaari ishte njeriu që ia kushtoi jetën paqes, diplomacisë dhe njerëzimit.
“Ai qëndroi krah për krah me ne, ndërsa ne shkruanim historinë tonë si një shtet sovran, demokratik dhe i pavarur. Trashëgimia e tij vizionare do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës”, ka thënë presidentja Osmani.























