Krasniqi për Ahtisaarin: Një jetë kontribut për të paqe në botë
BKT
Lajme

Krasniqi për Ahtisaarin: Një jetë kontribut për të paqe në botë

N.M. /RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi, ka thënë se ish-presidenti i Finlandës Martti Ahtisaari, tërë jetën kontriuboi për të sjellë paqe e stabilitet në botë.

Krasniqi, në një postim në Facebook, tha se Ahtisaar me punën, empatinë dhe mbi të gjitha, kompasin e tij moral, pati fatin e mirë që ta përjetojë edhe Kosova.

“Presidenti Ahtisaari, si ish i dërguar special i OKB-së për statusin e Kosovës, përpiloi Planin Gjithëpërfshirës për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Presidenti Ahtisaari ishte në anën e Kosovës edhe gjatë bombardimeve të NATO-s. Ai nuk pati asnjëherë dyshime se kush ishte agresori dhe kush viktima në rastin tonë, prandaj, edhe në kulmin e suksesit të tij, kur fitoi Çmimin Nobel për Paqe, mesazhi i tij ishte i qartë: “Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë”, shkruan Krasniqi.

Kryetari i PDK-së falënderon Presidentin Ahtisaari. “Gjithmonë do të kujtohesh në vendin tonë”, shkruan ai.

 


MË SHUME NGA Lajme