Kurti e Bassani biseduan për projektet e përbashkëta me Bankën Botërore
BKT
Lajme

Kurti e Bassani biseduan për projektet e përbashkëta me Bankën Botërore

M.M./RTKlive

Në margjina të samitit të ‘Procesit të Berlinit’, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, takoi zëvendëspresidenten për Evropë të Bankës Botërore, Antonella Bassani.

Përmes një komunikate për medie, bëhet e ditur se palët biseduan mbi thellimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon për të hequr pengesa për tregtinë rajonale, si dhe për bashkëpunim të shtuar edhe në projekte të modernizimit të pagesave.

U theksua dhe kalimi në pagesa elektronike e cila do të mundësonte më shumë transaksione ekonomike, si dhe mbi agjendën tonë të zhvillimit pavarësisht sfidave të vazhdueshme me të cilat po përballet rajoni e Evropa.

Gjithashtu u diskutua dhe mbi projektet e përbashkëta me Bankën Botërore ku vlerësuam koordinimin e ngushtë të Bankës Botërore me Qeverinë tonë në përcaktimin e prioriteteve të angazhimit.

Tutje, kryeministri Kurti theksoi se Banka Botërore ka qenë dhe është një nga partnerët tanë kryesorë të zhvillimit dhe ne presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë të ngushtë edhe në të ardhmen.

Ai e falënderoi Bassani-n për mbështetjen e palëkundur gjatë këtyre viteve, për të siguruar një rrugë të qëndrueshme dhe të drejtë zhvillimi për Kosovën.

Ndërkaq Bassani, nga ana e saj, vlerësoi pozitivisht avancimin e Kosovës sa i përket digjitalizimit dhe se vendi ynë është tashmë model për progresin e shpejtë në këtë sektor.


MË SHUME NGA Lajme