Makron pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj
BKT
Shqipëri

Makron pritet me ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj

rtsh.al

Presidenti i Francës, Emanuel Makron (Emmanuel Macron) është pritur këtë të martë (17 tetor) me një ceremoni shtetërore nga presidenti Bajram Begaj.

Gjatë pritjes së Makron nga kreu i shtetit, u interpretuan himnet kombëtare të të dyja vendeve ku kanë vijuar më tej me prezantimet e ekipeve respektive dhe foton zyrtare në hollin “Nënë Tereza”. 

Dy liderët po vijojnë takimin kokë më kokë.

Makron mbërriti në Tiranë mbrëmjen e djeshme (16 tetor), duke shënuar vizitën e parë zyrtare të një Presidenti francez në Shqipëri.

Makron mbërriti në kryeqytet pas përfundimit të Samitit të Procesit të Berlinit, takim të cilin e humbi për shkak të shtyrjes me disa orë të vizitën prej sulmit të ndodhur në një nga shkollat franceze ditën e premte, ku një mësues francez u vra me thikë nga një ish-nxënës i radikalizuar në Arras (Pas- de-Calais).

Presidenti Makron e ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri duke i dorëzuar shkrimtarit tonë të shquar, Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.

Ceremonia u mbajt te Pallati i Brigadave, ku Makron vlerësoi punën e Kadaresë, duke përmendur edhe disa nga veprat e tij. Ai e vlerësoi Kadarenë për rolin si poet i Ballkanit, si rapsod i Evropës dhe për lidhjen që mishëron mes Shqipërisë dhe Francës.

Më pas, Makron u takua me Kryeministrin Edi Rama ku shkëmbyen vlerësime dhe deklarata miqësie në Pallatin e Brigadave, aty ku u zhvillua edhe ceremonia e pritjes së presidentit francez.


MË SHUME NGA Shqipëri