Hysni Gucati kthehet në shtëpi|Video
BKT
Foto: Edona Podvorica / RTK
Lajme

Hysni Gucati kthehet në shtëpi|Video

Edona Podvorica /RTK

(E plotësuar) Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë dhe tani është kthyer në shtëpi, në fshatin Marinë, të Skenderajt.

Rruga që të çon në shtëpinë e Hysni Gucatit është stolisur me flamuj të Republikës së Kosovës, atij kombëtarë dhe flamurit me stemën e UÇK-së.

Hysni Gucati kthehet në Kosovë

Ish-kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, është liruar nga Gjykata Speciale në Hagë

Burimet RTK-së kanë thënë se familjes i është bërë me dije se Hysni Gucati mbërrin në zyret e EULEX-it në orën 11:30 dhe pastaj do të vijë në shtëpinë e tij, në fshatin Marinë..

Po ashtu këto burime thonë se ai mbërrin për 40 minuta ne shtëpi.

E rruga që të çon në shtëpinë e Hysni Gucatit është stolisur me flamuj të Republikës së Kosovës, atij kombëtarë dhe flamurit me stemën e UÇK-së.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëmNdryshe, më 18 maj të vitit të kaluar, Gucati e Haradinaj ishin dënuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, me 4 vjet e gjysmë burgim.

Gucati dhe Haradinaj ishin shpallur fajtor për pikat si: pengim i personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale, shkelje të fshehtësisë dhe zbulim të identitetit apo të dhënave personale.

 


MË SHUME NGA Lajme