UP pret delegacionin nga Universiteti polak i Teknologjisë
M.P / RTKlive
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mirëpritur delegacionin nga Universiteti i Teknologjisë `Koszalin` të Polonisë, përkatësisht rektoren Danuta Zawadzka.
Sipas njoftimit të UP-së, diskutimet e tyre u përqëndruan në bashkëpunimet e mundshme, duke përfshirë shkëmbimet e studentëve, modulet në universitetin veror dhe partneritetet akademike.
Rektorja Zawadzka, paraqiti një prezantim të shkurtër të Universitetit të Teknologjisë Koszalin, 31 fushave të studimit që ofron në tre nivele studimi, punën e universitetit dhe të qenit pjesë e partneritetit me universitetet evropiane që ofron lidhjen me studime të dyfishta.
“Ndër të tjera, prorektorja Basha Jakupi theksoi mundësinë e bashkëpunimit edhe përmes universitetit veror, si një mënyrë për të testuar terrenin, përmes bashkë-profesorëve në modulet e ofruara në universitetin veror. Prorektorja theksoi gjithashtu të qenit pjesë e shumë programeve Erasmus, me të cilat mund të jetë një mundësi për bashkëpunim të ndërsjellë”, njofton UP.























