Kurti e Guler flasin për marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes
BKT
Lajme

Kurti e Guler flasin për marrëdhëniet dypalëshe në fushën e mbrojtjes

F.S / RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur ministrin turk të Mbrojtjes, Yasar Guler, me të cilin kanë diskutuar mënyrat për vazhdimin e marrëdhënieve të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, kreu i qeverisë tha se në këtë takim ka ritheksuar angazhimin e tij për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve kundër dhunës terroriste.

“Ne diskutuam mënyrat për të vazhduar marrëdhëniet tona të forta dypalëshe në fushën e mbrojtjes. Gjithashtu ritheksova angazhimin tonë për të ruajtur paqen dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë qytetarëve tanë kundër dhunës terroriste”, ka shkruar kryeministri në platformën “X”.

 


MË SHUME NGA Lajme