Në Jarinjë policia kontrollon veturat që hyjnë nga Serbia
Edina Avdiu/RTK
(E plotësuar) Pika kufitare në Jarinjë është hapur për qarkullim që nga ora 08:00 e mëngjesit të së mërkurës. Në këtë pikë kufitare që ndanë Kosovën me Serbinë të mërkurën u pa qarkullim më i madh i automjeteve.
Pas një kontrolli të detajuar nga policia kufitare, veturat që vinin nga Serbia, lëshoheshin për qarkullim drejt territorit të Kosovës, raporton RTK.
Kjo pikë kufitare ka qëndruar e mbyllur për gati një muaj, që nga 24 shtatori, kur në sulmin terrorist serb u vra polici i Kosovës, Afrim Bunjaku.

Hapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
RTKlive
Është hapur për qarkullim mëngjesin e sotëm, pikëkalimi kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë.
Lajmin për RTK-në e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili bëri të ditur se pikëkalimi kufitar në Jarinjë është hapur nga ora 8:30.
Dy pikat kufitare, në Jarinjë dhe Bërnjak, u mbyllën më 24 shtator, pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.























