Presidenti i Kroacisë në Tiranë, pritet me ceremoni nga Begaj
BKT
Shqipëri

Presidenti i Kroacisë në Tiranë, pritet me ceremoni nga Begaj

RTSh

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq në vizitën dy-ditore që po zhvillon në vendin tonë, është pritur me një ceremoni shtetërore nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

Presidenti kroat shoqërohej nga Zonja e Parë, Sanja Milanoviq dhe delegacioni zyrtar. Pas interpretimit të himneve kombëtare të dy vendeve, presidenti kroat zhvilloi një takim me homologun e tij, Bajram Begaj.

Pas takimit të delegacioneve të dy vendeve, Begaj dhe homologu i tij kroat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Agjenda e vizitës

10:30-10:45 - Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviq.

10:50-11:10 -Takimi mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviç.

11:15-12:00 - Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviq.

12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z. Bajram Begaj dhe Presidenti i Republikës së Kroacisë, Sh.T.Z. Zoran Milanoviq.


MË SHUME NGA Shqipëri