09:57 / 19.10.2023
Moti në Shqipëri, diell në zonën perëndimore, temperaturat me rritje
rtsh.al
Qendra ciklonike është zhvendosur në Evropën jugore duke ia lenë vendin presionit të lartë atmosferik ku pritet përmirësim i përkohshëm i kushteve atmosferike.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira të pasuara nga reshje lokale në skajet veriorë. Era do te jete me drejtim jug, me shpejtësi 10-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 6 me lartësi vale 1.0-2.0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rritje.
Temperaturat minimale dhe maksimale:
Zonat malore 7/21°C;
Zonat e ulëta 13/27°C;
Zonat bregdetare 16/26°C.























