Përplasen ligjvënësit shqiptarë, bllokohet seanca plenare
BKT
Shqipëri

Përplasen ligjvënësit shqiptarë, bllokohet seanca plenare

rtsh

Punimet e sotme të seancës plenare të Kuvendit të Shqipërisë janë bllokuar për shkak të përplasjes së deputetëve të opozitës me ata të mazhorancës.

45 deputetë të opozitës kanë bllokuar Kuvendin, duke mos lejuar nisjen e seancës plenare.

Sipas RTSH-së, përplasjet në Kuvend vijnë si pasojë e bllokimit, që mazhoranca socialiste i ka bërë Komisioneve Hetimore dhe përfaqësimit të opozitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Gjithashtu prej 2 muaj edhe pse mazhoranca ka njohur vullnetin e shumicës së deputetëve për kryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, që sipas rregullores së Parlamentit zgjidhet nga vetë deputetët, vijon të lexojë seancë pas seance shkresa të firmosura nga Lulzim Basha.

Ko sjellje e kryetares së Kuvendit është konsideruar si provokim nga ana e deputetëve të PD-së, që duket se sot kanë vendosur të mos lejojnë vijim normal të punës në Parlament.

Zëvendëskryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj ka mbyllur seancën plenare duke deklaruar më tej se do kërkojë marrjen e masave disiplinore për deputetët që bllokuan Kuvendin.


MË SHUME NGA Shqipëri