Haradinaj takohet me Ramën, flasin për Kosovën dhe sigurinë në rajon
SH.Ç/RTKlive
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është pritur në takim nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
"Në Tiranë një takim vëllazëror me Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Diskutuam për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike", ka thënë Haradinaj.
Haradinaj e ka falënderuar kryeministrin Rama dhe Shqipërinë për kujdesin ndaj Kosovës në këtë periudhë jo të lehtë.
"I kërkova kryeministrit shqiptar që në të gjitha nivelet e bisedave me faktorin ndërkombëtar e kombëtar të ndihmojë në tejkalimin e sfidave që i ka Kosova dhe të përshpejtojë integrimin e saj. E falënderova përzemërsisht për kujdesin e tij dhe të Shqipërisë në këtë periudhë jo të lehtë që po kalon Kosova", është shprehur Haradinaj.