23:30 / 19.10.2023
Përplasje mes tifozëve të Partizanit dhe Tiranës pas ndeshjes
Uran Krasniqi / RTKLive
Tifozët e Partizanit dhe të Tiranës janë përleshur nëpër rrugët e kryeqytetit shqiptar pas derbit të futbollit shqiptar.
Ndeshja ishte e vlefshme për Javën e gjashtë të Kategorisë Superiore dhe skuadra e drejtuar nga Arbër Abilaliaj ka shënuar fitore ndaj Tiranës me rezultat 2-1.
Në videot e shpërndara në rrjetet sociale janë dukur grupet e tifozëve teksa janë përplasur.
Sipas raportimeve në Shqipëri, është dashur ndërhyrja e forcave të ruajtjes së rendit për të qetësuar situatën.























