19:51 / 20.10.2023
Chelsea pa Brojën kundër Arsenalit
Uran Krasniqi/RTKLive
Chelsea do të jetë pa sulmuesin Armando Broja për ndeshjen në shtëpi kundër Arsenalin në kuadër të Premier League e cila zhvillohet këtë fundjavë. Kjo pasi pasi shqiptari është lënduar në grumbullimin e Shqipërisë, ka thënë të premten trajneri Mauricio Pochettino.
Chelsea ka një numër futbollistësh të lënduar dhe Broja iu shtua kësaj liste.
“Broja është jashtë, ai ka pak problem me gjurin, por është gjuri tjetër, jo ai që ishte problem në të kaluarën”, u ka thënë Pochettino gazetarëve. "Ne kemi disa lojtarë që duhet t'i vlerësojmë për të parë nëse ata do të jenë në dispozicion apo jo nesër".
Në tabelën që e kryeson Tottenham, Chelsea gjendet në vendin e njëmbëdhjetë, ndërsa Arsenal është në vendin e dytë.























