RTK dhe “Prishtina Parking” me marrëveshje për këmbim të shërbimeve
BKT
Lajme

RTK dhe “Prishtina Parking” me marrëveshje për këmbim të shërbimeve

E. Hoti / RTKlive

Kryeshefi ekzekutiv i N.P.L.” Prishtina Parking”, Sokol Havolli priti sot në takim drejtorin e Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, me të cilin zhvilluan diskutime për bashkëpunim ndërmjet dy entiteteve.

Sipas njoftimit, si rezultat i diskutimeve Havolli dhe Gërvalla, u pajtuan përmes marrëveshjes së bashkëpunimit të mbështesin institucionet që përfaqësojnë.

“Marrëveshja në fjalë adreson disa pika të rëndësishme për dyja palët duke përfshirë hapësira informuese vizuele për qytetarët e Republikës së Kosovës lidhur me mënyrat e funksionimit dhe rregullimit të parkingjeve në Prishtinë, gjë e cila është në benefit të përgjithshëm për qytetarët e Kosovës, e sidomos Prishtinës”, thuhet në njoftim.

Në të njëjtën kohë Prishtina Parking do të vë në dispozicion shërbimet e saj me qëllim që Radio Televizioni i Kosovës të ketë lehtësime të rëndësishme në realizimin e funksionit si transmetuesi i vetëm publik në vend.


MË SHUME NGA Lajme