Një vajze iraniane bie në koma, u sulmua pse nuk vendosi hixhab
BKT
Foto: Arkiv/protestë në Iran kundër hixhabit
Lajme

Një vajze iraniane bie në koma, u sulmua pse nuk vendosi hixhab

Dardan Ramabaja/RTK

Një adoleshente iranian ka vdekur klinikisht pas sulmit të supozuar për hixhabin, raporton media shtetërore.

Grupi i të drejtave iraniano-kurde Hengaw postoi një foto në platformat e tij të medieve sociale që dyshohet se tregon Geravand pa ndjenja në spital, një vajzë adoleshente iraniane, që ra në koma në fillim të këtij muaji. Ajo dyshohet se u sulmua nga agjentë që zbatonin ligjin e rreptë të Hixhabit të Iranit, thuhet se është " klinikisht e vdekur", njoftoi të dielën media shtetërore iraniane.

 16-vjeçarja Armita Geravand, hipi në një tren metroje në Teheran më 1 tetor, pa një shami të detyrueshme kur iu afrua një grua me hixhab, e cila e pyeti se pse nuk mbante shaminë e saj, sipas dëshmitarëve okularë.

 Dëshmitarët okularë thanë se Geravand u përgjigj duke thënë se ajo nuk i bëri asaj një pyetje të ngjashme se pse ajo kishte veshur shaminë e saj ndërsa filloi një diskutim i nxehtë.

Gruaja dyshohet se e shtyu adoleshenten, e cila u rrëzua dhe goditi kokën e saj në një shtyllë dhe filloi të rrjedh gjak dhe mbeti pa ndjenja, sipas rrëfimeve të dëshmitarëve okularë.

Grupi i të drejtave iraniano-kurde Hengaw postoi një foto në platformat e tij të medieve sociale që dyshohet se tregon Geravand pa ndjenja në spital.


MË SHUME NGA Lajme