06:15 / 23.10.2023
Haxhiu raporton për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje
A.B / RTKlive
Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje sot do të mbajë mbledhje.
Në këtë mbledhje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të raportojë lidhur me çështjet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shikuar nga këndi i Ministrisë së Drejtësisë.























