Haradinaj: Kushtetuesja vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit
BKT
Lajme

Haradinaj: Kushtetuesja vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit

N.M. /RTKlive

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.

Haradinaj, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se ky institucion vazhdon të jetë gardian i rendit kushtetues në Kosovë.

"Kisha nderin të jem pjesë e shënimit të 14-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, e cila u shënua me një ceremoni solemne dhe me një konferencë ndërkombëtare me temë: "Kontributi i gjykatave kushtetuese në mbrojtjen dhe fuqizimin e vlerave themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut. Gjykata Kushtetuese vazhdon të jetë gardiane e mbrojtjes së rendit kushtetues. Funksionimi dhe efikasiteti i këtij institucioni duhet të merret si model i funksionimit të gjyqësorit në vendin tonë", shkruan Haradinaj.

Ai ka shtuar se Gjykata Kushtetuese ka pasur rol kyç në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve të Kosovës.

"Ky institucion, ka pasur rol kyç në zhvillimin dhe demokratizimin e institucioneve tona, në ngritjen e sundimit të ligjit, në konsolidimin e rendit juridik, si dhe në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të njeriut", ka thënë Haradinaj.


MË SHUME NGA Lajme