06:02 / 24.10.2023
Lansohet projekti i reformës së asistencës sociale
A.B / RTKlive
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) në bashkëpunim me Bankën Botërore do të implementojë Projektin për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës, projekt i cili mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale.
Me këtë rast bëhet ceremonia lansuese të Projektit për Reformën e Sistemit të Asistencës Sociale (SAS) të Kosovës.
Fjalë rasti do të mbajnë Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve z. Hekuran Murati dhe Massimiliano Paolucci, Menaxher i Bankës Botërore për Kosovën.























