09:46 / 24.10.2023
Kurti në Greqi do të marrë pjesë në panel për trazirat aktuale në Evropë
A.B/RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Greqisë, ku do të marrë pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist, me temë "Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?".
“Gjatë qëndrimit në kryeqendrën helene, kryeministri Kurti do të ketë dhe takime bilaterale”, njofton Zyra e Kryeministrit.























