Edhe dy muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë
BKT
Lajme

Edhe dy muaj paraburgim ndaj tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë

V.Th. RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj tre të dyshuarve, Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq për sulmim terrorist ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë.

Lajmin e ka bërë të ditur për RTKLive nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Milinda Gashi.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me  kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që të pandehurve V.T, B.S dhe D.M, iu është vazhduar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi.


MË SHUME NGA Lajme