Mourinho dë nohet me një ndeshje pas ndeshjes kundër Monza
BKT
Sport

Mourinho dë nohet me një ndeshje pas ndeshjes kundër Monza

Uran Krasniqi/RTKLive

Jose Mourinho nuk do të jetë në stol kundër ish-klubit të tij Inter të dielën. Kjo pasi trajneri portugez është pezulluar zyrtarisht për një ndeshje në Serie A.

Festa duke u tallur me trajnerin e Monza, Raffaele Palladino dhe lojtarët e tij në minutat e fundit në fitoren 1:0 të Romës i ka kushtuar Mourinhos me përjashtim nga ndeshja me karton të kuq. Pastaj Federata e Futbollit e Italisë ka vendosur që trajneri i njohur të dënohet me një ndeshje, duke bërë që ai të mos jetë në vendin e tij në një ndeshje ndaj një kundërshtari që po kalon formë shumë të mirë, Interit. 

Edhe në Europa League ku Roma ndeshet me Slavia Prague, Mourinho ka të drejtë ta shohë ndeshjen vetëm nga larg, meqë ai ishte suspenduar për katër ndeshje në Evropë pas finales së sezonit të kaluar kundër Sevillas.