Champions League, fitojnë favoritët
Uran Krasniqi / RTKLive
Nata e sontme ka qenë e favoritëve në Champions League.
Real Madrid, Arsenal, Napoli e Manchester United nuk kanë lejuar befasi në ndeshjet e rrethit të tretë të garës më prestigjioze të futbollit të klubeve evropiane.
"Madrilenët" kanë dalur fitues nga ndeshja me Bragan në tokën portugeze, ku me golat e Rodrygo (16') dhe Bellingham (61') ka fituar 1-2. Golin e vetëm për portugezët e ka shënuar Djalo (61').
Martinelli (45+') dhe Jesus(53') i kanë dhënë fitoren 2-1 Arsenalit në Spanjë kundër Sevillas. Golin e vetëm për spanjollët e ka realizuar Gudelj (58').
Një gol nga Raspadori në minutën e pesëdhjetë e tetë i ka mjaftuar Napolit që të fitojë në Berlin kundër Unionit.
Manchester United ka fituar me vështirësi dhe vetëm me një gol - të shënuar nga Maguire 72' - nga skuadra daneze Copenhagen.
Një gol i realizuar nga Mendez në minutën e gjashtëdhjetë e tre i ka mjaftuar Real Sociedadit për ta mposhtur Benfican.
Lens dhe PSV i kanë ndarë pikët në ndeshjen e zhvilluar në Francë, ku holandezët kaluan në epërsi me golin e Bakayoko (54') po që francezët kanë barazuar me golin e Wahi pas njëmbëdhjetë minutave.























