Rama: Shqipëria vend pritës i takimit të Komisionit për Evropën të OBT-së
BKT
Shqipëri

Rama: Shqipëria vend pritës i takimit të Komisionit për Evropën të OBT-së

N.M. /RTKlive

Kryeministri Edi Rama bëri të se Shqipërisë do të jetë nikoqire e takimit të Komisionit për Evropën të Organizatës Botërore të Turizmit, që do të mbahet në Tiranë.

Rama, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vendi i tij, për herë të parë, është mikpritëse e takimit të shtatëdhjetë të këtij Komisioni evropian për turizëm, që do të mbahet pranverën e vitit 2024 në kryeqytetin shqiptar.

“MIRËMËNGJES ...dhe me këtë kartolinë të prezantimit të Shqipërisë, për herë të parë në histori, si vendi pritës i takimit të shtatëdhjetë të Komisionit për Europën të Organizatës Botërore të Turizmit që do të mbahet në Tiranë pranverën e vitit 2024, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri